Forumi Vizion
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Forumi Vizion

Me Teper Njohuri,Me Teper Vizion
 
ForumForum  Latest imagesLatest images  KërkoKërko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Gjirokaster, Berisha “valle” me Dulen

Shko poshtë 
AutoriMesazh
SeRiOuSbOy
Admin
Admin
SeRiOuSbOy


Numri i postimeve : 48
Join date : 26/09/2008
Location : BeRaT

Gjirokaster, Berisha “valle” me Dulen Empty
MesazhTitulli: Gjirokaster, Berisha “valle” me Dulen   Gjirokaster, Berisha “valle” me Dulen EmptySun Oct 05, 2008 11:20 am

Kryeministri Berisha e ka zhvendosur turin e tij “Shqiperia po ndryshon” ne skajin me jugor te vendit.


Duke filluar nga Kardhiqi, ku inspektoi rrugen qe lidh ate me Delvinen dhe shkurton me 50 kilometra distancen mes Tiranes dhe Sarandes, kryeministri Berisha tha se boshti i jugut do te mbetet prioritet i qeverise deri ne ndertimin e plote te infrastruktures.

Shefi i qeverise ndaloi edhe ne Mashkullore per inaugurimin e ujesjellesit atje dhe nuk nguroi te ngjitej ne nje fadrome per t’u pershendetur me drejtuesin e saj. Por ne kete udhetim ne jug, vemendjen kryesore te shefit te qverise e ka marre qyteti i Gjirokastres.

Atje eshte ne proces restaurimi i qendres historike te qytetit, i cili eshte perfshire ne listen e trashegimise boterore. Qendrimi ne kete pjese te Gjirokastres ka frymezuar kryeministrin Berisha te shkruaje kroniken e tij ne gur dhe t’i beje nderime te vecanta Ismail Kadarese.

“Gezohem qe puna per rikonstruksionin e shtepise se tij po ecen. Do t’i kerkoja kryetarit te bashkise per ta shnderruar ate ne nje shtepi muze te vendit pasi cdo qytetar vendas e i huaj qe vjen ne Gjirokaster do te shohe shtepine e Kadarese”, eshte shprehur Berisha.

Ndersa pyetjes, po shtepia e Enver Hoxhes cfare fati do te kete, kryeministri i eshte pergjigjur: “Cdo qytet, cdo familje, cdo komb nuk mund te kete te gjithe te mirat. Ne kete kontekst edhe Gjirokastra ka pasur nje nder figurat me gjakesore, por le t’ua leme Enver Hoxhen atyre qe e duan”.

Ne Gjirokaster kryeministri Berisha mori pjese edhe ne inaugurimin e nenstacionit te ri elektrik te qytetit, nje investim i qeverise gjermane, qe i dha rastin kryeministrit te paraljameroje viziten e tij te merkuren ne Berlin ku do te takohet me kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Por marredheniet vleresohen po kaq te mira nga kryeministri Berisha edhe me Greqine. Dropulli i Poshtem, nje komune e banuar nga minoriteti grek, ishte stacioni i fundit i kryeministrit Berisha ne jugun e Shqiperise.

Bashke me kryetarin e PBDNJ-se, Vangjel Dule, zoti Berisha inauguroi nje investim per kete komunitet, ku vuri ne dukje harmonine etnike dhe fetare qe ekziston ne Shqiperi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://WwW.ForumiVizion.tk
 
Gjirokaster, Berisha “valle” me Dulen
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Fazllic : Berisha miku im

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Forumi Vizion :: Media dhe Politika :: Media Shqiptare-
Kërce tek: