Forumi Vizion
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Forumi Vizion

Me Teper Njohuri,Me Teper Vizion
 
ForumForum  Latest imagesLatest images  KërkoKërko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Puthja:8 kuriozitetet qe nuk i dini

Shko poshtë 
2 posters
AutoriMesazh
klajdi_dr




Numri i postimeve : 11
Join date : 04/10/2008

Puthja:8 kuriozitetet qe nuk i dini Empty
MesazhTitulli: Puthja:8 kuriozitetet qe nuk i dini   Puthja:8 kuriozitetet qe nuk i dini EmptySat Oct 04, 2008 6:38 pm

Puthja është një praktikë seksuale, ose romantike mes partnerëve e përhapur në rreth 90 % të kulturës njerëzore. Por dhe në ato kultura ku puthja është e ndaluar ose nuk është si zakon, partnerët i fryjnë njëri-tjetrit, ose fërkojnë fytyrat mes tyre në fillim të dashurisë”, - kështu shpjegon psikologia amerikane, Susan Hughes, autore e një kërkimi që ka nxjerrë në dritë disa karakteristika kurioze të lidhura më gjestin e të puthurit.
Çfarë të shtyn të puthësh një person?

Në rastin e meshkujve, vendimi varet nga karakteristikat e fytyrës së personit të vajzës dhe nga tërheqja që ata ndiejnë prej saj. Tek femrat, ajo që shkakton interesin dhe dëshirën, janë pikërisht dhëmbët e tij.

Puthja shijon më shumë nëse…
Meshkuj preferojnë puthjen më me pështymë dhe me veprimin e gjuhës. Si meshkujt ashtu dhe femrat, më pas në lidhjet e gjata, preferojnë kontaktin me gjuhë. I vetmi ndryshim mes sekseve, që doli në studimin e Susan Hughes, është se meshkujve u pëlqen më shumë që të kenë një kontakt më të madh me gjuhë me partneret e reja që mund të kenë.

Përse meshkujve i pëlqen “e lagësht” dhe me gjuhë?
Sipas psikologëve evolucionistë, puthja mund të japë informacione të rëndësishme me cilësinë e takimit dhe mbi personin që po puthim. Duke qenë se meshkujt nuk janë veçanërisht të ndjeshëm ndaj “testit të pështymës” (teknikisht kanë një “mangësi në perceptimin kimiko-ndjeshmëri”), kanë kështu më shumë nevojë për një puthje “të lagësht” për të vendosur.

Të bësh dashuri pa u puthur?
Një takim erotik pa puthje? Nuk do të ishte një problem për rreth 50 për qind të meshkujve të intervistuar, ndërkohë që me këtë janë dakord vetëm rreth 10 % e femrave. Për 90 % të femrave në fakt, është thelbësore shkëmbimi i puthjeve në një kontekst intim.
Seks me dikë që nuk di të puthë, po apo jo?
Ndryshe nga meshkujt, vetëm gjysma e femrave të intervistuara do të pranonte të bënte dashuri me një të dashur që nuk di të puthë.

Sa rëndësi ka puthja gjatë ecurisë së një marrëdhënieje?
Ndryshe nga femrat, që i japin një vlerë të veçantë puthjes, për meshkujt akti i të puthurit bëhet gjithmonë dhe më i parëndësishëm ndërkohë që lidhja shkon drejt konsolidimit.

Të puthesh përpara, ndërkohë dhe pas marrëdhënies: sa e rëndësishme është?
Akti i të puthurit duket se zvogëlohet vazhdimisht për nga niveli i rëndësisë, kur kalohet nga faza fillestare e marrëdhënies seksuale dhe më pas saj. Gjithsesi, për femrat ky akt ka gjithmonë shumë më rëndësi se për meshkujt.

Një puthje mund të vrasë romanticizmin?
Duket se po. Nga një studim i mëparshëm ka rezultuar që rreth 59 % e meshkujve dhe 66 % e femrave kanë mbetur të zhgënjyer dhe të pakënaqur, deri në tërheqje prapa, pasi kanë puthur një partner të mundshëm.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Arturi




Numri i postimeve : 7
Join date : 02/10/2008
Age : 39

Puthja:8 kuriozitetet qe nuk i dini Empty
MesazhTitulli: Shume Interesante...   Puthja:8 kuriozitetet qe nuk i dini EmptySun Oct 05, 2008 12:20 pm

Shume interesante kjo tema lol.Te them te drejten se kisha lexuar ndonjehere por me pelqeu jashte mase...Po citoj vetem disa fjale:
Të bësh dashuri pa u puthur?
Një takim erotik pa puthje?
Mua per vete sdo me pelqente aspak.Dashuria pa puthje ska lezet Razz Wink Wink lol! Pershendtje klajdi Smile
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Puthja:8 kuriozitetet qe nuk i dini
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Forumi Vizion :: Nën Forumet e lira :: Kuriozitete-
Kërce tek: