Forumi Vizion
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Forumi Vizion

Me Teper Njohuri,Me Teper Vizion
 
ForumForum  Latest imagesLatest images  KërkoKërko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Gjergj Kastrioti (Skenderbeu)

Shko poshtë 
AutoriMesazh
SeRiOuSbOy
Admin
Admin
SeRiOuSbOy


Numri i postimeve : 48
Join date : 26/09/2008
Location : BeRaT

Gjergj Kastrioti (Skenderbeu) Empty
MesazhTitulli: Gjergj Kastrioti (Skenderbeu)   Gjergj Kastrioti (Skenderbeu) EmptySat Oct 04, 2008 10:43 pm

I pari autor i jetëshkrimit të Skënderbeut ka qenë Martin Barleti, i cili jetonte në nji kohë me fatosin tonë kombëtar. Barleti ishte nji prift katolik nga Shkodra që pat rastin me njoftë disa nga prijësit luftarak t'asaj kohe, të cilët i kallzuen gjithçka dinin mbi trimnit dhe fitoret e të parit të tyne, Gjergj Kastriotit. Ai kishte pasë gjithashtu mundësin me studjue dokumentet zyrtare të arkivit të Venedikut, ku kishte shkue me jetue mbas pushtimit të Shkodrës prej Turqve. Biografin e Skënderbeut ai e shkrojti në gjuhën latine dhe e botoi në Romë në fillim të shekullit të XVI. Nji shekull ma vonë, G. Bienuni, nji prift italian nga Brescia, gjeti nji tjetër biografi të Skënderbeut të shkrojtun prej nji auktori anonim prej Tivari, të cilin Imzot Fan Noli e pagësoi Tivarasi. Dorëshkrimi origjinal i veprës së Tivarasit, që mbante datën 1480, ka humbë përjetë dhe njifet vetëm nga referencat dhe citatat që përmban libri i Biemmit "Istoria
di Giorgio Castrioto Scander-Begh".

Nji burim i tretë origjinal mbi jetën e Skënderbeut asht Gjin Muzaka, i cili ishte nga familja sunduese feodale e Beratit dhe luftoi krahpërkrah me Skënderbeun. Ai jetoi në Shqipni edhe 11 vjet mbas vdekjes së heroit t'onë dhe mandej u vendos në Napoli. Atje shkrojti "Historin dhe trashëgimin brez mbas brezi të familjes së Muzakëve", ku kallzon historin e Skënderbeut si nji gja që ka dishmue ai vet.

Në shekullin e XIX, dijetarë të kombësive të ndryshme, tue lanë menjianë veprat e shumta që ishin shkruejtë gjatë dy shekujve të maparshëm, u kthyen përsëri në burimet origjinale që ishin mbyllë në arkivat e Vatikanit, Venedikut, Raguzës dhe Stambollit. Zbulimet e tyne kanë shtie nji dritë të re mbi jetën dhe veprat e Skënderbeut. Disa e përmendin në vepra të përgjithëshme dhe fort të gjata që shkruejtën mbi shekullin e zaptimit të Balkanit nga Turqët. Disa të tjerë si Anglezi Clement Moors, Francezi Camille Paganel, Gjermani Z. Pisko, shkruejtën biografi të gjata të Skënderbeut. Por punën ma të madhe dhe ma të vlefshme e banë eruditët Thalloczy, Jireçek dhe Shufflay, të cilët mblodhën së bashku dhe botuen nji koleksion dokumentash që përbajnë nji vepër monumentale mbi Shqipnin e asaj kohe. Ma në fund, iu erdhi radha Shqiptarve. Mbas luftës së parë botnore, Imzot Fan Noli botoi "Historin e Skënderbeut", e cila gëzoi menjiherë nji popularitet të jashtëzakonshëm dhe u mësue gadi përmendsh nga nxariësit e shkollave në atdheun e lirë. At Martin Sirdani mblodhi dhe botoi gojëdhanat e popullit mbi Skënderbeun. Më 1937 Thanas Gegaj i parashtroi Universitetit të Louvain në Belgjikë nji thezë doktorati në gjuhën frengjishte me titullin "L'Albanie et l'invasion turque au XVëme siëcle". Kjo u botue në formë libri me shpenximet e Universitetit. Mbas luftës së dytë botnore, pikërisht më 1947, Fan Noli botoi nji histori të Skënderbeut në gjuhën anglishte. Kjo asht nji vepër shkencore e nji niveli shum të naltë, sidomos për shënimet kritike mbi veprat e auktorve të shumtë që kanë shkruejtë mbi Skënderbeun, ashtu edhe mbi personalitetet dhe ngjarjet historike që kanë pasë lidhje me epopën tonë kombëtare. Dobija ma e çmueshme e kësaj vepre qëndron në orvatjen e auktorit me dallue faktet nga legjendat dhe paragjykimet. Mjerisht, tue dashtë me interpretue ngjarjet historike mbas theoris marksiste, Imzot Noli sikur mundohet me e futë Skënderbeun në kallëpin e nji shefi gueriljesh të kohës sonë. Nga ana tjetër tue dashtë me korrigjue nji tregim të Barletit që i duket i gabuem, ai jep nji versjon të tijën që prish ndoshta nji legjendë, por nuk
duket ma i bindëshëm.

Sidoqoftë, unë nuk kam pasë, as mjetet, as kohën me i studjue vet burimet origjinale. Prandaj e them menjiherë se ky kapitull asht bazue në veprat e Imzot Fan Nolit dhe të Thanas Gegajt me farë pakshtesa ose ndryshime nga burime të tjera.

Ka Akoma shume shume Info per Skenderbeun..Por besoj se ky ishte thelbi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://WwW.ForumiVizion.tk
 
Gjergj Kastrioti (Skenderbeu)
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Forumi Vizion :: Tema Shoqerore :: Historia-
Kërce tek: