Forumi Vizion
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Forumi Vizion

Me Teper Njohuri,Me Teper Vizion
 
ForumForum  Latest imagesLatest images  KërkoKërko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Financat (Tregu i Valutave)

Shko poshtë 
AutoriMesazh
SeRiOuSbOy
Admin
Admin
SeRiOuSbOy


Numri i postimeve : 48
Join date : 26/09/2008
Location : BeRaT

Financat (Tregu i Valutave) Empty
MesazhTitulli: Financat (Tregu i Valutave)   Financat (Tregu i Valutave) EmptyThu Oct 02, 2008 9:24 pm

Tregu i valutave eshte tregu me likuiditetin me te madh ne bote sepse ka nje sasi shkembimesh qe arrin 1500 miliarde dollare ne dite.Pjesa me e madhe e ketyre shkembimeve behet nga bankat te cilat veprojne me nje sasi minimale prej 1 milion dollaresh.

Shkembimi eshte nje raport numerik midis dy valutave psh EUR/USD = 1,37 , shpreh shkembimin euro EUR kundrejt dollarit USD. Sasia e dollareve qe duhen per te blere 1 euro eshte 1,37.

Tregu i valutave eshte nje treg financiar me karakeristika te vecanta:

- ka dy drejtime : ndryshe nga tregu i titujve te burses apo te aksioneve eshte nje treg ne te cilin mund te kryhen shitje, duke parashikuar qe cmimi i nje valute mund te ulet edhe pse kete valute nuk e kemi ne portofol (pra nuk e kemi blere ne nje moment te meparshem).

- eshte i hapur 24 ore ne dite : meqe tregu eshte i hapur gjate gjithe dites kjo ben te mundur qe pjesemarresit te mos pesojne rrezikun e mbylljes dhe te rihapjes se tregut me cmime shume te ndryshem nga njeri tjetri.

- treg trasparent dhe shume i veshtire te influencohet : tregu ka nje likuiditet shume te larte . Kjo ben te mundur qe tregu te mos arrije te influencohet nga marreveshjet qe mund te kryejne midis tyre disa prej pjestareve te tregut
- perdor efektin leve : mund te kryhen veprime me nje sasi 40 here me te madhe se kapitali i investuar, kuptohet qe kjo gje con ne humbje apo fitime shume here me te medha se kapitali. Meqe humbjet mund te jene pa limit atehere nderhyjne mjete kontrolli qe bejne te mundur qe humbjet te mos e kalojne kapitalin e investuar.

Shkembimet ne tregun e valutave mund te jene per veprime blerjeje apo veprime shitjeje

Kur kryeni veprime per te blere domethene jeni duke blere valuten e pare qe e paguani me vleren e te dytes. Kur kryeni veprime per te shitur domethene jeni duke shitur valuten e pare dhe merrni vleren e te dytes. Ne kete menyre fitimi apo humbja qe ju keni jane gjithmone te shprehura me valuten e dyte.

Kush jane pjesemarresit e tregut te valutave ?
- importuesit te cilet paguajne mallin me valute te jashteme
- eksportuesit te cilet marrin pagesa me valute te jashteme
keto dy kategori individesh veprojne ne tregun e valutave per tu mbrojtur nga rreziku i kembimeve. Meqe pagesat shpeshhere behen me vonese dhe jo ne momentin kur behet marreveshja per shitjen apo blerjen ndryshimet ne cmimin e valutave mund te shkaktojne humbje tek importuesit dhe eksportuesit

- bankant qe japin credi apo kane rezerva valutare

- kambistet dhe operatoret e kualifikuar te sallave te kembimit

- traders dhe spekulatoret private

- bankat qendrore te cilat kane nje funksion kontrollues qe i pershtatet politikes se tyre monetare

Valutat me te perdorura
Ne tregun e valutave shkembehen nje mori e madhe valutash gjithsesi pjesa me e madhe e tyre perqendrohet ne pese valutat internazionale qe jane USA (dollari), EUR ( euro), GBP (sterlina angleze), JPY ( jeni japonez) dhe CHF ( franga zvicerane). Gjithsesi munt te shkembehet cfaredolloj valute tjeter. Kuptohet qe keto valuta kane nje likuiditet me te vogel dhe ne disa raste tregtimi i tyre nuk ekziston sepse ndikojne politikat qe ndjekin shtetet e ndryshme sidomos shtetet e vendeve te pazhvilluara.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://WwW.ForumiVizion.tk
 
Financat (Tregu i Valutave)
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Forumi Vizion :: Tema Shoqerore :: Ekonomia Dhe Biznesi-
Kërce tek: